Këtë të shtunë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama, bëri dhe prezantimin e Ministres së re, Prof. Dr. Evis Sala, e cila u dekretua pak ditë më parë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sala zë kështu vendin e Albana Kocciut, e cila u prezantua një ditë më parë në krye të Ministrisë së Brendshme, duke u bërë e para grua që drejton këtë dikaster në historinë e shtetit shqiptar.
Pasi bëri prezantimin e ministres Sala, kreu i Qeverisë foli edhe për prioritetet në këtë sektor për katër vitet e ardhshme.
Edi Rama: Ajo ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore të botës.
Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 ligjërata, ndërkohë që bën pjesë në bordet e disa shoqatave të mirënjohura evropiane.
Po ashtu ministrja jonë e re e Shëndetësisë është personalitet i vlerësuar me çmime dhe vlerësime prestigjioze ndërkombëtare. Ajo sjell edhe shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës”.
Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë