Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Shpat Kasapi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Nin” ku dhe ka zbuluar shifrën më të madhe të bakshishit që ka marrë gjatë karrierës së tij në botën e muzikës.
Ai tregoi se në një party në Australi në Melbourne atij dhe këngëtares Valbona Mema i janë hedhur mbi 50 mijë dollarë.
Përsa i përket jetës personale, ai dhe e fejuara e tij Selvija para pak ditësh i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre të dashurisë me martesë.
Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja ndanë imazhet e para nga ceremonia, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari bëri të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit dhe është zyrtarisht Selvije Kasapi.
“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël dhe mjaft emocionuese.