Arrestimi i Mozzikut në Aeroportin e Prishtinës, reagon Getinjo: Mos bëni zhurmë

Mbrëmjen e djeshme, mediat raportuan me shpejtësi se reperi i njohur Mozzik ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

Shkak i arrestimit dyshohej të ishte prejardhja e dy orëve luksoze me vlerë të lartë, që gjendeshin në posedim të artistit.

Por vetëm pak orë më vonë, avokati i artistit, Arianit Koci, reagoi duke hedhur poshtë këto pretendime. Në një postim në rrjetet sociale, Koci deklaroi se klienti i tij nuk ishte arrestuar dhe se në momentin kur po qarkullonin lajmet, ai ndodhej bashkë me Mozzikun duke pirë kafe. Ai e cilësoi informacionin e shpërndarë si të pavërtetë dhe pa asnjë bazë ligjore.

Ndërkohë, një reagim erdhi edhe nga vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili në një InstaStory shkroi me ironi: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”.


Shtuar 17.09.2025 19:29