Rama ndan pamjet nga Brukseli: Krenar për skuadrën kombëtare të negociatave

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e 6-të Ndërqeveritare e zhvilluar dje në Bruksel.

Në video shihet se kreu i qeverisë është i përzemërt me zyrtarët europianë, dhe veçanërisht me Komisioneren për Zgejrimin Marta Kos.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria hapi grupkapitullin e radhës në procesin integrues drejt BE, çka bën që të mbeten vetëm 5 kapituj që priten të hapen deri në fund të vitit.

 


Shtuar 17.09.2025 08:39