Partia Demokratike cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita (EMRAT)

Mesditën e sotme, Partia Demokratike, ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature.

Emrat u caktuan gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita :

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boci

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia

Ndarja e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e ri u prezantuan nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS më 11 shator.

Do të jenë në total 11 komisione, nga të cilat 7 mazhoranca dhe 4 opozita.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca:

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut -Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani

Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi

Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi

Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi

Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj

Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Kryetar i komisioni Nisama Qytetare – Fatmir Xhafaj