Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.

Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.


Shtuar 15.09.2025 21:10