I shpallur në kërkim për atentatin me 2 viktima në Shkodër/ Kush është Barush Bregu? Ja roli i krahut të djathtë të Licajve, çfarë u gjet në banesën që përdornin si bazë për aktivitete kriminale

Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar, janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe 31-vjeçarit Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

39-vjeçari dhe adoleshenti dyshohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit) të cilën dy të shpallurit në kërkim e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, blutë gjetën dhe sekuestruan:

-1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e bansës së përdorur për aktivitete kriminale, si edhe momentit të arrestimit të autorit të dyshuar të krimit.

 

 

Ragip Gila, i cili u kap në një shkurre pranë lumit Kir në tentativë për t’u arratisur mbante maskë në kokë, doreza në duar, si edhe një çantë të zezë në qafë.

Ai u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur, pasi kreu vrasjet brenda një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, rreth orës 08:50.

Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso, si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

28-vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Pas arrestimit të tij blutë sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

U sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Gazeta Panorama online, ka siguruar foton e autorit të maskrës në Shkodër, Ragip Gila, i cili largohet me vrap pasi kreu krimin e rëndë. Në foto shihet që ai të mbajë në kokë një skafandër motor, ndërsa në dorë ka edhe një pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kesaj të henë (8 shtator) në ambientet e një lokali ne qender te Shkodrës, ku autori hapi zjarr dhe për pasojë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Pas të shtënave, autori Ragip Gila, u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.

Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit.

Pamjet filmike tregojnë qartë momentin, kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur.

Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Deshmia e autorit

Ragip Gila, 30-vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje.

Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason.

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë”, mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Nga te shtenat me arme zjarri ne lokal humben jeten Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Gila u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, gjatë së cilës u rrëzua nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke pësuar një dëmtim në këmbë. Në ato momente, ai është detyruar të dorëzohet, duke thënë: “E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”.

Menjëherë pas arrestimit, ai u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas dha deklaratën e parë.

Megjithatë, policia nuk e ka marrë të mirëqenë versionin e dhënë nga Gila. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse 30-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar nga persona të tjerë që mund ta kenë porositur vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, aktualisht i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Kush është autori

28-vjeçari është arrestuar në 6 Dhjetor 2023, pasi në banesën e tij në lagjen Partizani në Shkodër iu gjet arsenal armësh që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Gjatë operacionit “Imazhi fals” u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në atë kohë, blutë arrestuan në flagrancë Ragip Gilën, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ndërkohë në ngjarjen e rëndë në Shkodër u vranë me automatik Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

VRASJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Dyshohet se Ragip Gila, ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur 43 vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi).

Sipas burimeve, Armando Pali punonte në IKMT dhe ka qenë ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Shërbimet e Policisë u vendosën në ndjekje të autorit të dyshuar, Ragip Gila, i cili u arresatua pas disa minutash ndjekje, ndërsa u sekuestrua edhe një armë zjarri automatike.