Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe Trump, i cili përfundoi në një fiasko diplomatike.

Shtëpia e Bardhë, iu drejtua zyrtarëve ukrainas për të mësuar nëse presidenti Volodymyr Zelensky, do të shfaqet me kostum gjatë takimit të tij me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale sot.

Sipas mediave te huaja, kjo cështje ka rëndësi, pasi në takimin e mëparshëm mes dy liderëve, në muajin mars, paraqitja e Zelenskyt ishte komentuar gjerësisht.

Trump kishte ironizuar zgjedhjen e presidentit ukrainas për të veshur uniformë me stil ushtarak, duke thënë gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë se “sot është veshur shumë zyrtarisht”.

Zyrtarë amerikanë në atë kohë vlerësuan se çështja e veshjes kontribuoi, qoftë edhe pjesërisht, në klimën negative që mbizotëroi në takim.

Për vizitën e re, të njëjtat burime theksuan se Zelensky do të paraqitet me të njëjtin xhaketë të zezë që kishte veshur edhe në samitin e NATO-s në Holandë në qershor.

Me xhaketë të zezë, ai u shfaq gjithashtu edhe në takimin e djeshëm me Ursula von der Leyen në Bruksel.

Një këshilltar i Trump komentoi për Axios me shaka se; “do të ishte një shenjë e mirë për paqen” nëse Zelensky do të shfaqej me kostum, por shtoi se “nuk e presim”.

Një tjetër bashkëpunëtor i presidentit vuri në dukje se; “do të ishte ideale nëse do të mbante kravatë, por as këtë nuk e presim”, duke theksuar se nënpresidenti J.D. Vance ishte ndjerë më i bezdisur nga paraqitja dhe qëndrimi i Zelenskyt herën e kaluar sesa vetë Trump.

Sipas të njëjtave informacione, presidenti ukrainas nuk do të mbajë kravatë të hënën.

Megjithatë, këshilltarët e Trump theksuan se pakënaqësia e liderit amerikan herën e kaluar nuk kufizohej vetëm te veshja, por pasqyronte një shqetësim më të gjerë


Shtuar 18.08.2025 14:44