E shtuna e freskët, ku pritet të ketë reshje gjatë pasdites

Dita e sotme ka qenë e freskët për shkak se temperaturat kanë rënë. Pas shumë ditësh të nxehta, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta ose fare.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 16 / 34 °C

në vendet malore: 11 / 26 °C./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 15:50