Këtë të martë, një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi është dëmtuar aksidentalisht , teksa po punonte për hapjen e një pusi uji me sondë shpimi.
Mësohet se viktima është Astrit Himja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, Koplik.
Njoftimi i policisë:
Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.