Adoleshentja tentoi të vrasë veten me plumb në kokë/ Detaje nga ngjarja në Vlorë, familjarët zhdukin armën dhe gëzhojën!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes adoleshentes dhe babait të saj ndërsa ky i fundit është shoqëruar në komisariat pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë.

Sipas raportimeve, familjarët pas ngjarjes kanë fshehur armën dhe gëzhojën ndërsa babait të vajzës i janë marrë faktorët plotësues nga duart për të zbuluar nëse ka qëlluar me armë apo jo.

Ka dyshime të forta se babai e ka shtyrë vajzën e tij drejt vetëvrasjes pas një debati me të. Ai, nuk e pranonte stilin e jetesës së saj.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e intubuar ndërsa mësohet se e shoqërojnë gjyshërit e saj.


Shtuar 14.07.2025 20:24