Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Është zbardhur emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm,në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Burime bëjnë me dije se viktima është 34-vjeçari Alfons Beta.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 


Shtuar 10.07.2025 08:52