Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij.
55-vjeçari I. F., ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “dhuna në familje”, dhe ka tenttuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me fqinjen e tij. Ka qenë vetë e reja, e cila ka denoncuar në polici rastin ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“U shpall në kërkim I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “dhuna në familje”, dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij”, informon policia.