Lajmi për arrestimin e reperit Noizy në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes.
Në një deklaratë për Revista Class, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.
Ndërkohë, janë mohuar gjithashtu zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale.