“Dhëndri im qëndroi në arrest shtëpie, prej një procesi politik”, Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen “Partizani” si dëshmitarë të rremë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin gjyqësor në ngarkim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. Berisha tha se ai ka qëndruar dy vjet në arrest shtëpie për shkak të një procesi polik.

Ai shtoi më tej se ndaj Malltezit nuk është gjetur asnjë shkelje në të gjitha faqet e dosjes. Sipas tij i vetmi person që ka kryer shkelje në këtë dosje është kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka paguar një gjobë prej 320 mijë eurosh. Berisha u shpreh se për dosjen “Partizani” u morën në pyetje 40 oficerë si dëshmitarë të rremë.

“Dhëndri im ka qëndruar dy vjet në arrest shtëpie, prej një procesi politik. Në gjithë ato faqe nuk u gjet një shkelje ndaj tij. Shkelje ka vetëm për Edi Ramën. Në dosjen Partizan, del se Edi Rama ka paguar 320 mijë euro gjobë. Kjo është e vetmja shkelje. Dhe është kërkuar me dhjetëra herë të thirret Edi Rama dhe të pyetet. Plani i hapjes së ushtrisë, është dokumenti më sekret i shtetit. Planin e hapjes se Forcave të Armatosura e ka vetëm presidenti. Këta kanë një seri dokumentesh që klubi Partizani ka qenë nxjerrë nga plani i hapjes.

Tani, çfarë bëjnë këta? Kanë thirrur 40 oficerë për të ndryshuar mendimin se nuk ka qenë i hequr nga plani i hapjes. Asnjë prej tyre nuk mund ta dijë kurrë, është e ndaluar me ligj. Është dokumenti më sekret i shtetit. Dhe këta duke e ditur këtë gjë, kanë marrë 40 oficerë për t’i pyetur. Se shkresat e firmosur nga OPGJ e tyre, që thotë nuk është në planin e hapjes. Adelajda Meta e ka firmosur. Meqenëse kjo nuk u del, kanë marrë 40 oficerë, 40 dëshmitarë të rremë. Por mos harro se ajo gjykatësja që ishte, ajo u faktua se ç’përfaqëson.”, tha Berisha.


Shtuar 7.07.2025 22:05