Mbrëmjen e sotme në Shkodër si pasojë e një konflikti për motive të dobta ka mbetur i plagosur Mikel Fusha.
I riu është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nëna e tij është shprehur se autori, i cili është identifikuar dhe është vënë në kërkim nga polcia është konfrliktuar me të birin një javë më parë.
“Autori dhe djali janë konfliktuar një javë më parë. Nëna e Mikel Fushës: Shkuam një javë më parë te familja e autorit dhe i thamë të largonin djalin. Djali punon në lokal me një vajzë”, tha ajo.
Plagosja mësohet se ka ndodhur në ambjetet e lokalit ku kanë qenë dy të rinjtë.