Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në fshatin Trush, ku një 50- vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit i cili për pasojë është rrëzuar.

Sipas informacioneve policore, shtetasi S. L. është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Trush, shtetasi S. L., 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.07.2025 14:25