Parashikimi i motit 4 Qershor 2025/ Temperatura deri në 41°C

Këtë të premte, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore, duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 4.07.2025 07:43