Al Nassr fitoi 3-1 në fushën e Al Faysaly në Ligën Premier të Arabisë Saudite dhe protagonist ishte sërish Cristiano Ronaldo. Portugezi e dërgoi skuadrën në epërsi 2-0 pas një pasimi të bashkëkombësit Joao Felix, ndërsa me këtë gol arriti në 982 realizime në karrierë.
Në ndeshjen e fundit, golat e tjerë për ekipin e Ronaldos u shënuan nga Al Hamdan dhe Angelo, kurse Bongonda shënoi për Al Faysaly.
Të lidhura
None found
Sulmuesi 41-vjeçar tani ndodhet vetëm 18 gola larg shifrës simbolike prej 1.000 golash në ndeshjet zyrtare. Pas golit të fundit, Ronaldo ka 836 gola me klubet dhe 146 me përfaqësuesen e Portugalisë.
Në nivel klubesh, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka realizuar pesë gola për Sporting Lisbonën, 145 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe 135 për Al Nassr.
Këtë sezon, Ronaldo ka shënuar gjashtë gola për klubin saudit, prej tyre pesë në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve të Azisë.





