62-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Shkup, dyshohet për dhunë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në Shkup.

Rasti është raportuar më 22.10.2026, rreth orës 18:40, kur SPB Shkup është njoftuar se në banesën e S.J. (62), në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit, ishte gjetur trupi i tij.

Të lidhura

None found

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen, ndërsa në trup janë vërejtur shenja dhune. Autoritetet kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. MPB-ja vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar më 23.10.2026 18:22