Futbolli në zi/ Humb jetën tragjikisht sulmuesi i njohur në moshën 28-vjeçare (EMRI+FOTO)

Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në një aksident me makinë. Mediat lokale raportojnë se sulmuesi portugez, 28-vjeç, u përfshi në aksidentin në Zamora të Spanjës.

Lojtari i Liverpoolit po udhëtonte me vëllanë e tij André, një futbollist profesionist 26-vjeçar nga Penafiel, kur makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.

Diogo Jota, u martua me të fejuarën e tij, Rute Cardoso , vetëm 10 ditë më parë.

Dasma u zhvillua më 22 qershor dhe çifti pozuan së bashku me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.

 


Shtuar 3.07.2025 11:07