Paralajmërimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Vizat turistike për të lindur në SHBA do të refuzohen

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë fëmijës shtetësinë amerikane, mund të çojë në refuzimin e vizës.

Sipas ambasadës, oficerët konsullorë të SHBA do të refuzojnë aplikimet për vizë turist nëse besojnë se qëllimi kryesor udhëtimit është të lindni fëmijë tuaj në Shtetet e Bashkuara për fituar shtetësinë amerikane.

POSTIMI:

Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.


Shtuar 2.07.2025 17:39