Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar prova të reja në Gjykatën e Posaçme, lidhur me hetimin e dosjes “Buka”, ku i pandehur është edhe ish-kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se avokati mbrojtës i Ahmetajt, ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e reja të dorëzuara nga SPAK, duke shkaktuar kështu shtyrjen e seancës paraprake për më datë 17 korrik.

Arben Ahmetaj, akuzohet për shpërdorim detyre në këtë çështje. Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ishte ministër i Financave, Ahmetaj ka lejuar privatizimin e trojeve të një furre buke, në vendin e të cilës është ndërtuar më pas një kompleks pallatesh.

Ndërkohë, Ahmetaj po hetohet edhe për tre vepra të tjera penale në lidhje me inceneratorin, konkretisht për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.