Elbasan/ 4-vjeçari gjendet nga efektivët i vetëm, policia apel për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku punonjësit e Policisë, kanë konstatuar pranë shatërvanit një djalë 4-vjeçar i cili ka humbur.

I mituri është marrë dhe është dërguar në komisariat, ndërsa vijon puna për gjetjen e prindërve të tij.

4-vjeçari i ka thënë punonjësve të komisariatit se babai i tij quhet Flamur ndërsa nëna e tij Vera.

Ai ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia që të shkonte tek gjyshja e tij.

Fëmija është nën kujdesin e punonjësve në dhomën e veçantë të të miturve.


Shtuar 25.06.2025 12:19