Futbollisti brazilian Neymar ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe është e qartë se një rikthim në Evropë nuk do të jetë i mundur.
Fabrizio Romano njoftoi sonte se Neymar ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Santosin, domethënë të nënshkruajë një bashkëpunim të ri me klubin brazilian ku është rritur.
Neymar u rikthye te Santos dimrin e kaluar dhe plani ishte të përmirësonte formën e tij dhe të kthehej në Evropë këtë verë, në nivelin më të lartë në botë, por asgjë nuk ndodhi.
Braziliani nuk bëri emër në fund të sezonit me fanellën e Santos dhe padyshim që nuk kishte mjaftueshëm oferta cilësore nga Evropa, nëse ekzistonin fare.
Kontrata e re do ta lidhë Neymarin me Santosin deri në fund të vitit, dhe më pas ai do të shqyrtojë përsëri të gjitha mundësitë për të vazhduar karrierën e tij.