EMRI / Mesazh me qytën e armëve në Fushë-Krujë, pl*mba lokalit gjatë natës, autorët në kërkim. DETAJET e para

Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë në posedim të Mondi Vogës, i cili më parë ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit.

Mondi Voga pak vite më parë u procedua dhe dënua dhe për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Ilia Ilia në Durrës.

Ngjarja në fjalë, ndodhi përballë Gjykatës së Durrësit dhe u regjistrua nga kemarat e sigurisë. Pamjet ku Voga, së bashku me një tjetër personin dhunonin avokatin Ilia bënë xhiron e mediave në atë kohë.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk dihen me saktësi rrethanat dhe motivet e godistjes me armë të fasadës së lokalit të Mond Vogës.

Ne 2020-n Voga u kap me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet të blinduar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës ne ate kohe, Voga është arrestuar në aksin rrugor Vorë-Krujë, teksa udhëtonte me mjetin ‘blind’ me fenelina policie


Shtuar 20.06.2025 10:57