Lidhja e shumëpërfolur e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, me influencerën e njohur 30-vjeçare Fati Vazquez ka bërë bujë në media.
Dyshja janë parë së bashku duke kaluar pushimet e tyre në Itali.
Lidhja e tyre ka bërë bujë edhe për faktin se influencerja është 13 vjet më e vjetër se Yamal, derisa ky i fundit ende nuk ka mbushur 18 vjet.
Fati është mjaft e njohur në platformat e saj të rrjeteve sociale dhe duket se është aktive edhe në OnlyFans.
Kjo është një platformë për të rritur ku njerëzit mund të ndajnë fotografi zbuluese për abonuesit e tyre.
Një tifoz i Barcelonës arriti të zbulonte profilin e influenceres në OnlyFans dhe madje kohët e fundit bëri një postim.
Vazquez është detyruar tashmë të çaktivizojë komentet në postimet e saj në Instagram për shkak të kritikave që po merr nga fansat për lidhjen e saj me Yamal.