Shtyhet seanca për Jorgo Goron/ Prokuroria kërkon më shumë kohë

Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.

Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj, që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.

“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona”, u shpreh Gokaj.

Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.

Jorgo Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.


Shtuar 18.06.2025 11:10