Revista “Vogue” publikon foton e Ramës në dasmën e Alex Soros

Huma Abedin, njeriu hije pas Hillary Clinton dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, u martuan këtë fundjavë në një ceremoni elegante në rezidencën e tyre në Water Mill.

Mes të ftuarve, ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe pse vetë nuk ndau foto në rrjetet sociale, u fotografua nga objektivi i aparatit të revistës “Vogue”.

Rama mund të jetë nga të rrallët në dasmën e Aleks Soros që ka qenë edhe në dasmën e babait, Xhorxh Soros.

Prania e tij në vitin 2013, në ceremoninë e bilionerit 83-vjeçar bëri bujë dhe koha tregoi se Soros ishte një mentor i konsolidimit të pushtetit të Ramës në vendin tonë.

 

 


Shtuar 17.06.2025 11:37