Gjykata e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit te “Kodra e Diellit” të çiftit Veliaj-Xoxa

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj-Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut, ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së, apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.