U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën

Gjykata e Posaçme lë në burg Loran Dushën që u ekstradua dy ditë më parë nga shteti i Zimbabveve në vendin tonë.

Dusha ishte në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash në lidhje me hetimet për ndërtimin e incineratorit të Fierit.

Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në seancën e së hënës, pasi është shtruar në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.


Shtuar 16.06.2025 12:21