Transferimi i radhës i Milanit në merkaton e verës mund të jetë Ardon Jashari nga Club Brugge.
Mesfushori me origjinë shqiptare është vëzhguar me vëmendje nga Igli Tare dhe pritet të transferohet në Milano.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “HNL”, Jashari ka treguar dashurinë e tij për “San Siron” dhe Milanin.
“Si fëmijë shkova të shihja ndeshjen Milan-Barcelona. Isha në majë të stadiumit dhe isha vetëm 8 vjeç. Por që nga ajo ditë, të luaja në “San Siro” ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Këtë vit isha atje si kundërshtar. Ngrita sytë dhe pashë atë mur tifozësh, Curva Sud të Milanos. Isha krenar që isha atje”, u shpreh Jashari.