VIDEO/ Goditje të milimetruara – Ja si u eliminuan bombarduesit iranianë. Izraeli paralajmëron sulme të reja të Teheranit: Do të nisin në mbrëmje, kemi gati 50 batalione

Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake në Iran.

Në videot e publikuara në faqen zyrtare të tyre tregohet se si kanë goditur bombarduesit iranianë, teksa e kanë ditur me saktësi vendndodhjen e tyre në Teheran.

PARALAJMËRIMI I IZRAELIT

Nga ana tjetër, ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në mbrëmje. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë së orëve të fundit është për shkak të një feste që festohet sot në Iran.

IDF raportoi gjithashtu se e gjithë Komanda e Frontit të Brendshëm është mobilizuar: më shumë se 50 batalione ndihme janë vendosur në të gjithë vendin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes.

Megjithatë, ende nuk është dhënë alarmi që banorët të rihyjnë në vendstrehime. Më herët Irani deklaroi se ka për të lëshuar 2 mijë raketa drejt Izraelit, por ekspertët ushtarakë thonë se kjo është e pamundur nga ana logjistike dhe një presion i Iranit, në mënyrë që vendi hebre të qëndrojë në mbrojtje dhe jo të sulmojë sërish.

 


Shtuar 14.06.2025 16:36

Tags: ,