Kuvendi nuk u mblodh të enjten, caktohet data e re e seancës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor.

Sipas urdhrit të nxjerrë nga Kryetari i Kuvendit, Elisa Spiropali rendi i ditës i kësaj seance përfshin:

Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 5 qershor 2025;

Njoftime institucionale;

Shqyrtimin e projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një iniciativë që synon përmirësimin e efiçencës energjetike në sektorin e ndërtimit;

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës, njoftimin elektronik të deputetëve si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar për shqyrtim gjatë seancës.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë pas shpalljes.

Kujtojmë që seanca e të enjtes u shty për shkak se kryetarja e Kuvendit, ndodhej në Ukrainë në kuadër të një samiti.


Shtuar 13.06.2025 16:33