Shqipëria po shkon drejt përmbylljes së përgatitjeve për duelin e rëndësishëm të kualifikues të Kupës së Botës kundër Serbisë, ndeshje që do të luhet të shtunën në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.
Sot pasdite, kuqezinjte do të zhvillojnë seancën e fundit përgatitore në stadiumin e ndeshjes, e po ashtu është në program edhe konferenca e fundit për shtyp e trajnerit Silvinjo.
Ky i fundit, ka siguri por ende edhe dilema në kokë sa i takon formacionit anti-Serbi.
Strakosha në portë është i sigurtë, ashtu sikurse duken të sigurtë në mbrojtje kapiteni Berat Gjimshiti dhe mbrojtësi i majtë Mitaj.
Në krahun e djathtë ka balotazh mes Balliut dhe Hysajt, me të parin të favorizuar, ndërsa në qendër janë tre emra për një post, Ajeti, Kumbulla dhe Ismajli.
Në mesfushë, emrat e sigurtë janë Asllani dhe Ramadani.
Qazim Laçi, është i favorizuar për rolin e tretë në një mesfushë jo me shumë cenimetra por me muskuj.
Në krah të majtë Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami, janë në garë për një fanele ndërsa në të djathtë Jasir Asani ka ende besimin absolut të trajnerit Silvinjo.
Në sulm ai që duket ndjeshëm para në shancet për një fanellë titullari është Armando Broja. Rei Manaj, ndonëse i rikuperuar pas gjendjes gripale duhet ta nisë nga stoli për të pritur një shanc.
Serbët nga ana e tyre do të zhvillojnë seancën stërvitore dhe konferencën në Arenen Kombëtare, të parët.
Masat e sigurisë janë të larta për duelin e të shtunës, teksa janë angazhuar në terren rreth 2 mijë efekte, përfshirë struktura të antiterrorit.
Arena Kombëtare do të jetë e blinduar, ndërsa veçoria e kësaj sfide për ambientin e përfaqësues sonë, është bojkotim për herë të parë pas 21 vitesh igrupimit Tifozët Kuqezi, në shenjë proteste për faktin që nuk janë pajisur me bileta nga Federata Shqiptare.