E rëndë në Ersekë/ 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.


Shtuar 4.06.2025 19:04

Tags: ,