Rozana Radi hatërmbetje me Besa Kokëdhimën: Festivalin e fitoi me tekstin tim, në Eurovision zgjodhi bashkëpunëtorë të huaj

Duket se paska një hatërmbetje ndërmjet artisteve Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ndërroi këngën, pa i njoftuar autorët e këngës me të cilën fitoi Festivalin.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Dhe sapo hedh këmbën jashtë kufirit shqiptar, ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet t’i qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë. Dhe sigurisht duhet që t’i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd. Sepse pikërisht për këtë po shkon.

Edhe pse deklarata është bërë publike, nga ana e Besa Kokëdhimës ende nuk ka asnjë reagim e sqarim.

Duhet theksuar se Rozana dhe Besa nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale, gjë që tregon shumë për raportin që kanë.


Shtuar 27.05.2025 15:43

Tags: ,