Rama mbledh kandidatët e PS-së: Arritje historike! Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përfshirë fitues dhe jo fitues, në një eveniment të organizuar në Pallatin e Brigadave.

Me një fjalim fitorje, kreu i socialistëve Rama, e konsideron këtë mandat si mundësinë e vetme për të korrigjuar Shqipërinë dhe për të përmbushur synimin dhe ëndrrën e madhe të shqiptarëve po dhe të kësaj force politike, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Rama bën thirrje për unitet brenda partisë së tij, si dhe për një reflektim për gabimet e të kaluarës dhe për punën që i pret në të ardhmen.

“Faleminderit për vlerën e shtuar që solli secili dhe secila këtu në këtë arritje historike për PS. PS nuk është qëllim, por mjet për të luftuar. Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet, nuk na duhen për të mundur të tjerët, nuk është sport, edhe pse ngjan shumë me sportin. Do përdorim mandatin katër si fuqi e madhe vetëkorrigjuese, jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar.

Fitoren na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi. Për të ndyshuar përgjithnjë Shqipërisë duke zhvilluar ekonominë, duke garantuar drejtësinë, për të përmirësuar arsimin, për të forcuar sigurinë, për të rritur reputacionin ndërkombëtar.

Përsëri këtë herë, por akoma më shumë se cdo herë, duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen se ca gjëra duhen parë, kuptuar e bërë ndryshe. Na duhet medoemos një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar dhe pastaj për t siguruar popullin shqiptar e familjen e BE, se ne do ta përdorim fuqine jashtëzakonshme të mandatit 4.

Duke u përpjekur të reflektoj për pse-në dhe si-në e kësja ngjitje, unë besoj se kemi arritur të nxjerri nga vetja pas cdo fitorje. Ne e dimë si 1 dhe 1 bëjnë 2, se sa më shuëm të korigjohemi në, as aq më shumë do të përmirësohet Shqipëria.

Unë bashkë me disa të tjerë këtu, gjithmonë e më pak nga koha e vjetër, e kemi parë këtë familje madhe tonën në errësirë dhe në dritë, në dëshpërim dhe plot besim, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi e rastit që kur kjo parti ka qënq mirë dhe Shqipëria ka qenë mirë.

Kur kjo parti ska qenë mirë, dhe Shqipëria ska qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencën së PS-së.

Të tjerët nuk duan të pranojë realitetin. Kjo i ka bërë ata humbës kronikë dhe kjo e ka lënë Shqipërinë pa një alternativë sfiduese. Ata jetojnë në janë univers paralele, ku Shqipëria që përparon është thjeshtë propagandë, vendin e drejton krimi, zhvillimin e financon droga, zgjedhjet i fitojnë ata gjithmonë e më thellë, ndërsa ne vjedhim votat.

E vërteta është që ne nuk kemiasnjë zhgënjim këtu, avazi është i njëjti si c e kemi dikur dhe sic e paraemërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë. Ndërkohë ne morën thjeshtë frytet e një pune të gjatë, këmbëngulëse të programuar në një kalendar qysh pas fitores së zgjedhjeve vendore të zbatuar hap pas hapi në cdo territor e diasporë për mes një volumi të jashtëzakonshëm takimesh që sollën dallgën e 11 majit”, tha Edi Rama.


Shtuar 26.05.2025 18:58

Tags: ,