Chiellini do të rinovojë kontratën me Juventusin pas Euro 2020

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, do të vazhdojë të jetë pjesë e Juvnetusit të paktën edhe për një sezon.

Sipas gazetarit italian, Raimondo De Magistris, Chiellini do ta rinovojë kontratën me Juventusin edhe për një sezon.

36 vjeçari do t’i skadojë kontrata sot, me 30 qershor 2021, por pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ai do ta rinovojë kontratën edhe për një vit.


Shtuar 30.06.2021 18:32