VIDEO/ Linda Rama në forumin FII: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë, përgjegjësi e jashtëzakonshme

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama e ka cilësuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit si një përgjegjësi që kërkon angazhim.

Në forumin ndërkombëtar FII Priority, Rama u shpreh se ka akoma shumë gjëra për të ndryshuar.

Linda Rama: “Duket sikur një fill po lidhet pas kaq shumë vitesh, shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë. Një përgjegjësi e jashtëzakonshme, ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e ka dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë të çelin një shteg krejt të ri, me një nivel tjetër angazhimi.”

Sipas bashkëshortes së kreut të qeverisë, ka qenë një sfidë ruajtja e identitetit të saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.

Linda Rama: “Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese.”

Nuk harroi të listonte dhe të mirat që ka vendi ynë.

Linda Rama: “Në këtë vend kaq të vogël mund të gjesh të gjithë botën. Kemi më shumë se 3 mijë kostume tradicionale, tri besime fetare që janë në harmoni dhe janë një trashëgimi e madhe. Jemi një komb mjaft dinamik. Edhe tronditjen “nuk na tronditin”. Ndodhi në ’97, pandeminë, tërmetin, dhe ne vazhduam me rritjen.”

Ndërkaq, Linda Rama theksoi dhe nevojën e mbështetjes ndaj të rinjve duke kërkuar që ata të shihen si njerëzit që do të kontribuojnë më së shumti për të ardhmen.

 


Shtuar 17.05.2025 15:46

Tags: , ,