NGËRÇI POLITIK/ Sot, tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet vazhdimi i 17-të i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës është paralajmëruar të nisë në ora 10:30.

Procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Nga LVV kanë deklaruar se kandidate të vetme e kanë Albulena Haxhiun, ndërsa po tentojnë që përmes një votimit të një Komisioni të mundësojnë votimin e fshehtë.

Të enjten, presidentja e vendit ka takuar liderët partiakë në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, takim ky që u tha se nuk ka pasur rezultate konkrete.


Shtuar 17.05.2025 09:41