Me fenomene atmosferike jo shumë normale po përballen vende të ndryshme të botës këto ditë. Teksa vende europiane si Gjermania, Franca e Zvicra u goditën nga stuhi të pazakonta shiu e breshëri, në Kanada i nxehti me temperatura të paregjistruara ndonjëherë është përgjegjës për 130 vdekje të papritura.
Këto pamje janë xhiruar në jugun e Gjermanisë, të goditur nga një stuhi krejt e pazakontë breshëri që siç duket ka shkaktuar përmbytje ku uji arrin në një nivel prej rreth gjysmë metri. Erërat e forta arritën një shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Stuhitë përmbytën rrugë e shkulëm pemë me rrënjë.
Probleme edhe në jug të Francës, ku breshëri bllokoi disa rrugë duke arritur një nivel prej 60 cm. Ndërsa në perëndim të Kanadasë, këto ditë u shënua rekord historik temperaturash prej 49.6 gradësh, nxehtësi e përafërt me vendet ekuatoriale. Njerëzit u dyndën plazheve, çka ndodh rrallë për një vend me temperatura të ftohta. Vendi po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike pasi qytetarët janë dyndur për të blerë kondicionerë për t’u freskuar nëpër shtëpi.
Devastating hail shower in Rotweill Bösingen / Germany!? ?? @spann ?RF Bolanz pic.twitter.com/ApfxEpmUUM
— Michael vd Poel☀️❄️ (@WeermanMichael) June 28, 2021