Sali Berisha falenderon Chris LaCivita: Të jam mirënjohës që po më ndihmon që të rikthehem në pushtet! Edi Rama është tmerruar

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh dhe kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar arkitektin e fushatës së tij, Chris LaCivita.

Gjatë fjalës së tij, kyedemokrati nuk kurseu lavdet dhe fjalët e zemrës ndaj LaCivita për të cilin dhe stafin e tij u shpreh mirënjohës që nuk kundërshtuan ftesën e tyre për të marrë në duar fushatën e Partisë Demokratike dhe për të punuar për rikthimin në pushtet të kësaj force politike.

Sipas Berishës, ardhja e LaCivita në Shqipëri “tmerroi” Edi Ramën dhe mbështetësit e tij, pasi që prej fillimit kanë qenë të vetëdijshëm se ashtu sikurse rikthimi i presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, e njëjta gjë do të ndodhë dhe me Partinë Demokratike në Shqipëri.

“I dashur zoti Chris Lacivita, arkitekti i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë. Rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mirënjohjen më të pakufijshme ju për vendimin që morët të angazhoheshit me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj ekspertiza juaj u shndërrua me shpejtësi në leksirin e kësaj fushate në shpirtin e fitores së saj.

Ditën e parë me konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte të garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. Por i meriton të gjitha, ne të jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment vërtet kritik për opozitën dhe Shqipërinë dhe ju garantoj se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, tha Berisha.


Shtuar 9.05.2025 21:06