Shtëpia e Bardhë publikon foton me AI, Trump shfaqet i veshur si Papë

Një foto e krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe atë politik. Fotomontazhi u postua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë vetëm pak ditë para nisjes së Konklavit të ri, i cili pritet të fillojë më 7 maj.

Në foto, Trump shfaqet me veshjen tradicionale papnore petkun e bardhë, një kryq të madh të varur në qafë dhe me dorën e ngritur si për të dhënë bekimin. Imazhi u shpërnda gjithashtu edhe në rrjetin e tij social, Truth Social, ku ka marrë mijëra reagime dhe komente në një kohë të shkurtër.


Shtuar 3.05.2025 18:13