Nga USA zgjodhëm PD-në fitore/ Shpërndarja e fletëve të votimit, Jozefina Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit për 11 majin.

Topalli bën thirrje që diaspora të votojë nr 1, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Diaspora po vendos!
Fletët e votimit po mbërrijnë në shtëpitë tuaja.
Mos e humb këtë shans.
Voto Nr. 1”, shkruan Topalli.

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vazhdon shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (10:30) janë dorëzuar 131 874 zarfe dhe 9 157 janë marrë nga zgjedhësit.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.


Shtuar 17.04.2025 15:33