U përplas nga makina teksa po kalonte vijat e bardha, zbardhet identiteti i punonjësit të Ministrisë së Jashtme (EMRI+FOTO)

Është zbardhur identiteti i punonjësit të Ministrisë së Jashtme, i cili u aksidentua ditën e sotme pranë institucionit ku ai punon.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Blendi Hoxha, i cili mban detyrën e specialistit të protokollit, pranë Ministrisë së Jashtme.

Ai u përplas nga makina teksa po kalonte vijat e bardha.

Hoxha u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore, teksa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.