Këtë të mërkurë, GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës. Raportohet se Gjykata e Posaçme, ka vendosur 3 vite burg për Lefter Kokën, që u konvertua në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dënimi ndaj Kokës për këtë çështje shuhet, pasi është shlyer prej periudhës së qëndrimit në paraburgim.
Por ish-ministri i Mjedisit nuk përfiton lirinë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat edhe dosjet e tjera të inceneratorëve.
GJKKO vendosi:
Dënim për Lefter Kokën me 3 vite burg, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Pa të drejtë funksionesh publike për 5 vite.
Bledar Karoli – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.
Taulant Tusha – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.
Lefter Koka – 2 vite burg
Bledar Karoli – Dënohet përfundimisht me 2 vite
Erjon Murataj – 2 vite burgim
Taulant Tusha – 2 vite burgim
Namik Simixhiu – 2 vite burgim. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike 5 vjet
Valbona Ballgjini – 2 vite burgim (Pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim prove)
Jetmir Llapaj – Pafajësi