Hetimet mbi vdekjen e Maradonës: Avokati kërkon arrestimin e 4 personave “për vrasje nga pakujdesia” (FOTO LAJM)

Hetimet për vdekjen e Diego Maradonës, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020 për shkak të një arresti kardiak, nuk ndalen.

Avokati Mario Baudry, i cili përfaqëson Dieguiton, djalin që “El Diez” solli në jetë nga lidhja me Veronica Ojeda, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidros arrestimin e menjëhershëm të Dr. Leopoldo Luque, si dhe të psikiatres Agustina Cosachov, të psikologut Carlos Diaz dhe të Dr. Nancy Forlini “për vrasje nga pakujdesia”, siç është bërë e qartë nga përmbledhja e paraqitur para gjykatësit.

Të katër mjekët po trajtonin shëndetin e Diego Maradonaës në javët e fundit të jetës së tij me detyra të ndryshme.


Shtuar 29.06.2021 11:46