Për herë të parë! Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreu: Nuk kishim bashkëpunim!

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Lleshaj tha se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë. Konflikti mes tyre ka qenë menaxhimi i bregdetit.

PYETJA: Keni patur konflikt me Pjerin Ndreun?

LLESHAJ: Nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.

PYETJA: Për çfarë?

LLESHAJ: Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut. /tch


Shtuar 29.06.2021 11:39