FOTO/ Fituesi i “Ferma VIP 1”, Dijonis Biba, tregon publikisht mbështetjen për një nga konkurrentet e këtij sezoni

Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se këtë sezon mbështet plotësisht konkurrenten Nur. Në një video të postuar në “story”, ai shfaq momentin kur Nur i shpëton televotimit dhe e shoqëron me fjalët:

“Ma suportoni Nurin se është më e mira, më e drejta.”

Nur ishte mes të rrezikuarve për të lënë fermën gjatë mbrëmjes së djeshme, një situatë që u komentua gjerësisht edhe nga opinionistët e spektaklit, Zhaklin Lekatari dhe Kastro Zizo. Në fund të mbrëmjes, publiku vendosi që Albi të ishte i eleminuari i radhës. Ai e priti rezultatin me sportivitet dhe një qëndrim mjaft pozitiv, duke u ndarë me dashamirësi nga banorët e tjerë.


Shtuar 15.04.2025 16:36